Policia pranon dhunën ndaj protestuesve: Pezullohen 4 efektivë dhe shefi i Rendit në Komisariatin Nr. 1
Policia e Shtetit pezullon nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, pas pamjeve të 19-vjeçarit të dëmtuar në këmbë gjatë protestës. AMP dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për rastin. Policia e Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K., pas publikimit të pamjeve ku shfaqet një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga efektivët pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital. Në reagimin zyrtar, Policia bën me dije se ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si është trajtuar i riu nga punonjësit e saj. Paralelisht, ndaj efektivëve të pezulluar ka nisur një hetim disiplinor...
Burimi:
syri.net