Policia nis të qëllojë me plumba gome drejt protestuesve
Policia ka nisur të qëllojë me plumba gome protestuesit të cilët ndodhen në kryeqytet. Më herët, protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh, përfshirë molotovë në drejtim të policisë. Gjatë incidenteve u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, ndërsa policia ka përdor ujë dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Situata në Tiranë vijon të mbetet kaotike dhe e tensionuar.
Burimi:
gijotina.com