Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia jep detaje për kërcënimin me bombë në Kuvendin e Kosovës
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se sot në orët e paradites është pranuar një informatë me mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës. Kelani tha se me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet. Kelani bënë të ditur se Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për dominim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt. “Sot, me datë 05.07.2025...