Po vendosnin ndriçimin e rrugës, 4 punonjësit e Bashkisë Tropojë i zë korrenti, njëri humb jetën, plagosen 3 kolegët (EMRAT)

Po vendosnin ndriçimin e rrugës, 4 punonjësit e Bashkisë Tropojë i zë korrenti, njëri humb jetën, plagosen 3 kolegët (EMRAT)

vendngjarje TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të qytetit të Bajram Currit, ku katër punonjës të Bashkisë Tropojë janë goditur nga rryma elektrike. Si pasojë punonjësi Muhamet Sylisuf ka ndërruar jetë, ndërsa 3 kolegët e tij kanë mbetur të plagosur.  Ngjarja ka ndodhur te Ura e Bujanit-Bajram Curri, ku mësohet se 4 punonjësit e Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e shtyllave dhe ndriçuesit rrugor në rrugën Dobraves. Policia njofton se punonjësit teksa vendosnin shtyllën kanë humbur ekuilibrin për shkak të peshës së saj dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energji elektrike te punonjësit. 59-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 3 punonjësit e tjerë, Albert Dunisha 40 vjeç, Ilir Dautaj 47 vjeç dhe Afrim Aliaj 21 vjeç janë dërguar...