Maran i kënaqur: Fitorja është e rëndësishme, por më shumë vlen rritja e ekipit

Maran i kënaqur: Fitorja është e rëndësishme, por më shumë vlen rritja e ekipit

Maran vlerëson paraqitjen e skuadrës, lojën sulmuese dhe afrimitetin me tifozët pas një fitoreje që, sipas tij, dëshmon progresin e bërë nga ndeshja në ndeshje. Trajneri ndalet te zgjedhjet taktike, roli i Laçit, përshtatja e Mitajt dhe ekuilibri që kërkon të vendosë në lojën e ekipit, pa fshehur edhe momentet që e kanë lënë të pakënaqur: “Jam i lumtur për lojtarët. Ndonëse ishte një ndeshje që dukej sikur ata duhej ta fitonin me çdo kusht, përkundrazi, ishim ne që dolëm në fushë për të bërë lojën, duke shënuar edhe gola shumë të bukur. Kjo është padyshim një shenjë rritjeje, edhe në krahasim me ndeshjet e tjera. Përtej rezultatit, kjo është ndeshja më e rëndësishme, sepse arritëm të ishim kaq të kompletuar edhe në raportin me...