“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e tij për gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në një postim në platformën “X”, Grenell ka publikuar fotografitë e Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Janina Ymerit, të cilët kanë refuzuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në kuadër të zhvillimeve politike pas marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Grenell i ka cilësuar gjashtë deputetët si “miq të mëdhenj të Amerikës”, duke vënë në pah veçanërisht raportin e tij me ish-kryeministrin Avdullah Hoti. “Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, shkroi Grenell në “X”. Reagimi i tij vjen në...
Burimi:
javanews.al