“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

Pas përleshjeve me policinë në Ministrinë e Arsimit, protestuesit kanë boshatisur Rrugën e Durrësit dhe janë nisur në marshim. Stacioni i radhës pritet të jetë Kryeministria, ku gjithashtu ka prani të madhe të policisë dhe pritet të ketë sërish përplasje dhe incidente. Protesta e nisur pas mesditës nisi me një sulm me gurë dhe duke djegur koshat e plehrave, me policinë, që u përgjigj me ujë përmes autoboteve dhe me spraj me piper. Ndërkohë me mbërritjen te Kryeministria, disa protestues tentuan të sulmonin me molotov, por pa sukses, sepse distanca ishte e largët, pa shkaktuar dëme, pasi ranë në bulevard. Policia bëri thirrje për të mos kryer akte dhune pasi do përgjigjeshin sipas ligjit. “Po rrezikoni jetën e Policisë, personat e maskuar të largohen nga...