Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Po ‘golemizohet’/ Ekspertët e qeverisë për turizmin japin alarmin: Rrëzojnë strategjinë, rrezikojmë stanjacion
Nga Syri.net/ Dy ditë më parë Lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi sezonin turistik të këtij viti një dështim dramatik. Për të mbuluar dështimin në turizëm qeveria po propagandon turizmin elitar, ‘një piramidë mashtrimi, pasi Shqipëria nuk ofron kushtet minimale për këtë lloj turizmi” nënvizoi Berisha nga selia e PD-së më 5 korrik. E alarmi i ngritur dhe nga lideri i PD-së por dhe shpesh dhe nga përfaqësues të opozitës është ngritur dhe nga ekspertët e paguar nga qeveria vetë, të cilët kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren ndërhyrje të konsiderueshme, ky sektor rrezikon të përballet me stanjacion ose rritje të kufizuar dhe rënie të konkurrencës në një periudhë afatmesme deri në afatgjatë. Në dokumentin ‘Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025-2030 dhe të...