“Po flisni për bllokim të integrimit në BE”- Ismaili në Kuvend: Opozita po nxit dhunën dhe po përdor të miturit për interesa politike!
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, hodhi akuza ndaj opozitës gjatë seancës parlamentare, duke e cilësuar atë përgjegjëse për nxitjen e dhunës në protesta, përfshirjen e të miturve në tubime dhe përhapjen e, sipas saj, pretendimeve të pavërteta mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në fjalën e saj, Ismaili theksoi se dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë dhe nuk mund të trajtohet me standarde të dyfishta, pavarësisht nëse shfaqet në protesta apo në hapësirën online. “Dhuna ka vetëm një emër, dhunë. Nuk mund të justifikohet as në sheshe dhe as online”, deklaroi ministrja. Duke iu referuar incidenteve gjatë protestave, Ismaili kritikoi opozitën për përmendjen në Kuvend të emrave të të miturve të lënduar, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga...
Burimi:
javanews.al