Plumb në sy të riut/ Pasi urdhëruan dhunën brutale, Rama dhe Hitaj përpiqen të ‘lajnë duart’

Plumb në sy të riut/ Pasi urdhëruan dhunën brutale, Rama dhe Hitaj përpiqen të ‘lajnë duart’

Pasi urdhëruan dhunën barbare ndaj të rinjve, Edi Rama dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj po përpiqen të lajnë duart nga përgjegjësia. Në një njoftim zyrtar thuhet se është urdhëruar nisja e hetimeve pasi një i ri u plagos me plumb në sy. Në njoftim thuhet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për plagosjen e 28 vjeçarit Erjon Vishkulli nga efektivët e policisë. I riu u qëllua nga policia me plumb gome në sy, ndërsa ndodhet në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. “Lidhur me incidentin gjatë të cilit 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e...