‘Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh’, ambasadori Meidani prek me fjalimin e fundit: Shqipërinë e gjeta mes jush
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në këtë detyrë, gjatë pritjes solemne të organizuar me rastin e 28 Nëntorit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një fjalim të mbushur me emocione dhe mesazhe për historinë, identitetin dhe bashkimin kombëtar, Meidani bëri të ditur se mandati i tij diplomatik po përfundon, ndërsa ndau me të pranishmit reflektimet për përvojën e tij në Maqedoninë e Veriut. Ai e nisi fjalën duke rikujtuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, dhe sakrificën e 40 burrave që vunë themelet e shtetit shqiptar në rrethana të vështira historike. “Njëqind e katërmbëdhjetë vjet më parë, në Vlorë, dyzet burra nga të gjitha trojet shqiptare vunë emrin...
Burimi:
syri.net