Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Një kanal i ujërave të zeza që kalon mespërmes Tiranës. Kjo është ajo në çfarë është shndërruar lumi i Lanës. Ndotja këtu është përtej çdo imagjinate. Mbeturinat që sjell rrjedha e ujit përzihen me plehrat që qëndrojnë aty prej kohësh, duke e kthyer shtratin e Lanës në një vendgrumbullim të hapur. Ngado të hedhësh sytë, sheh minj. Me këtë ndotje që përshkon Tiranën nga lindja në perëndim përballen çdo ditë qytetarët dhe turistët. Përveç pamjes skandaloze që ofron lumi, ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është era e padurueshme që vjen prej tij dhe që ka pushtuar...