Plenkoviç: Nderimi i Mlladiçit i mbyll Serbisë derën e BE-së
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit se Serbia do të rrezikonte seriozisht rrugën drejt Bashkimit Evropian, nëse Ratko Mlladiçi varroset me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Plenkoviç e dënoi vendimin e paralajmëruar nga ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, duke theksuar se Mlladiçi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë. ‘Kjo është e barabartë me mbylljen e derës së Bashkimit Evropian nga vetë Serbia’, tha ai. Mlladiçi, ish-gjeneral i Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe ish-shef i Shtabit të Ushtrisë së Republika Srpska, vdiq në moshën 84-vjeçare në njësinë e paraburgimit të OKB-së në Hagë. Ai u arrestua nga forcat serbe të sigurisë në vitin 2011 dhe...
Burimi:
syri.net