Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plani i Benjamin Netanyahu-t për të pushtuar Gazën, çfarë dihet deri më tani: Ndërhyrjet izraelite…
Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka miratuar një plan të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, në kuadër të asaj që përshkruhet si përpjekje për të mposhtur Hamasin. Vendimi vjen ndërsa presioni ndërkombëtar për armëpushim sa vjen e rritet, dhe protesta të mëdha shpërthyen në Izrael nga frika për sigurinë e pengjeve dhe përshkallëzimin e luftës. Çfarë u miratua? -Sipas Zyrës së Kryeministrit, kabineti votoi për një plan të përqendruar në marrjen e qytetit, duke përfshirë: -Kontrollin ushtarak të Qytetit të Gazës nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) -Sigurimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit Zbatimin e “pesë parimeve për përfundimin e luftës”, përfshirë: -Kontroll të sigurisë nga Izraeli mbi Gazën -Një administratë civile që nuk...