PLAGOSJA NE TIRANE, POLICIA ZBARDH EMRAT

PLAGOSJA NE TIRANE, POLICIA ZBARDH EMRAT

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:45, ndërsa sipas të dhënave paraprake, konflikti mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës. I plagosuri është 26-vjeçari Fabian Pitani, i cili, pas goditjes me thikë, është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Sipas policisë, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para hetimore. Në vijim të hetimeve dhe pas mbledhjes së informacioneve të para, policia ka bërë të mundur identifikimin e personit që dyshohet se është...