Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas plagosjes së rëndë të Erjon Vishkullit në protestë, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i përkushtuar i Kombëtares shqiptare. Përmes një postimi, Duka ka shprehur afërsinë dhe solidaritetin e tij me Erjonin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë, duke theksuar gjithashtu gatishmërinë e FSHF-së për të ofruar ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Postimi: Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i përkushtuar i Kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë...