Ambasadori Meidani në Shkup: Shqipërinë e gjeta këtu, të ruajmë gjuhën, flamurin dhe unitetin kombëtar

Ambasadori Meidani në Shkup: Shqipërinë e gjeta këtu, të ruajmë gjuhën, flamurin dhe unitetin kombëtar

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në cilësinë e ambasadorit, gjatë pritjes solemne të organizuar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një fjalim të veçantë, të mbushur me emocione, kujtime historike dhe mesazhe për bashkimin kombëtar, Meidani bëri të ditur se mandati i tij diplomatik në Maqedoninë e Veriut po përfundon, duke ndarë me të pranishmit reflektimet për përvojën e tij gjatë qëndrimit në Shkup. Ai e nisi fjalimin duke rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, duke vlerësuar sakrificën e 40 burrave që, në rrethana të vështira historike, vunë themelet e shtetit të pavarur shqiptar....