Vijon pezullimi i lundrimit në Vlorë, tragetet drejt Italisë mbeten në port

Vijon pezullimi i lundrimit në Vlorë, tragetet drejt Italisë mbeten në port

Edhe sot, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi nuk do të lundrojnë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur vijimin e pezullimit të lundrimit për shkak të erërave të forta dhe detit me forcë 6-7 ballë, ndërsa lartësia e dallgëve arrin deri në 2.5 metra. Edhe gjatë ditës së djeshme, lundrimi i trageteve drejt Brindisit u pezullua si masë parandaluese, pas paralajmërimeve për mot të keq dhe përkeqësim të kushteve në det. Ndërkohë, për shkak të situatës meteorologjike, vijon të jetë në fuqi edhe ndalimi i daljes në det për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Masa e pezullimit do të mbetet në fuqi deri në mbrëmjen e kësaj të enjteje, 26 nëntor, ndërsa rifillimi i aktivitetit lundrues...