Spalletti me shumë mungesa ndaj Omonia: Do të na duhet paraqitje serioze për të fituar

Spalletti me shumë mungesa ndaj Omonia: Do të na duhet paraqitje serioze për të fituar

Juventusi kërkon konfirmime në ndeshjen në shtëpi kundër Omonia, ku synon të sigurojë të paktën kualifikimin në fazën “play-off” të “Europa League”. Në prag të sfidës, Luciano Spalletti foli për gjendjen e skuadrës dhe nevojën për një sulmues fizik. Gjendja e dëmtimeve: “Përveç Nico Gonzalez dhe Kalulu, si dhe lojtarëve që mungojnë prej kohësh (Thuram, Yildiz e Locatelli), të gjithë janë në dispozicion. Celik dhe McKennie do të duhet të menaxhohen dhe mund të aktivizohen gjatë ndeshjes”. Trajneri bardhezi ka këmbëngulur për nevojën e një sulmuesi fizik. Sa i mungon një lojtar i tillë: “Më duket se është një klithmë dëshpërimi e juaja, sepse flitet gjithmonë për sulmuesin. Sa herë më keni pyetur për Vlahovic? Edhe pasi u largua! Unë kam folur për një sulmues...