Amorim: Vlen vetëm fitorja ndaj Olympiacos, e vështirë ta fitojmë titullin këtë sezon

Amorim: Vlen vetëm fitorja ndaj Olympiacos, e vështirë ta fitojmë titullin këtë sezon

26 Nëntor 2026 8:37 Alfred Lleshi “Kemi humbur edhe Pavlovic e Saelemaekers, por të gjithë duhet të jenë gati, sepse te klubet e mëdha nuk ka justifikime. Nuk mund ta besoj se i kemi humbur të gjitha këto ndeshje në Europë për shkak të rotacionit”. Kështu deklaroi trajneri i Milanit, Ruben Amorim, para transfertës delikate ndaj Olympiacos në “Europa League”. Kuqezinjtë kanë vetëm një alternativë: fitoren, pasi kanë grumbulluar vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e para. Për sulmin, ai shtoi: “Ta ndihmojmë Gonçalo Ramos? Nuk bëhet fjalë vetëm për të, por edhe për Camardën dhe të gjithë lojtarët e repartit ofensiv. Duhet të përmirësohemi në një të tretën e fundit të fushës dhe të punojmë mbi parimet tona të lojës”. Për kritikat: “Komplimentet nuk...