Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit?
Nga një fundjavë në Korçë për 55 euro, te katër ditë në Paris për afro 600 euro apo një udhëtim në Tajlandë për 2,700 euro, festat e Nëntorit kanë vënë në lëvizje tregun e udhëtimeve në Shqipëri. Këtë vit, kalendari favorizon si konsumatorët, ashtu edhe bizneset e turizmit. Me 28 dhe 29 Nëntorin që përkojnë me fundjavën dhe zhvendosjen e pushimit zyrtar në 30 nëntor dhe 1 dhjetor, shqiptarët kanë katër ditë të njëpasnjëshme pushimi, pa konsumuar asnjë ditë nga leja vjetore. Nga një vëzhgim i “Monitor” i ofertave të publikuara nga operatorët turistikë Kalemi Travel, ATHS dhe Ilirida Travel, pjesa më e madhe e programeve është ndërtuar rreth udhëtimeve dy deri në katërditore, ndërsa gama e çmimeve dhe destinacioneve mbulon kategori të ndryshme të...
Burimi:
argjiroja.net