Plagosja e të riut në sy/ Rama: U kujdesa personalisht të shkojë në spitalin më të mirë në Itali
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili është nisur drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Në reagimin e tij, Rama dënon dhunën gjatë protestës dhe akuzon organizatorët për nxitjen e përplasjeve, duke paralajmëruar se personat përgjegjës duhet të përballen me pasojat ligjore. Kryeministri thekson gjithashtu se është angazhuar personalisht për të siguruar trajtimin mjekësor të Vishkullit dhe transportin e tij drejt Italisë, ku 28-vjeçari pritet të marrë kujdes më të specializuar për dëmtimin e rëndë në sy. Rama e cilëson dhunën të papranueshme dhe shprehet se përgjegjësit për ngjarjet e protestës duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Reagimi i Edi Ramës:...
Burimi:
ntv.al