Plagosi me armë zjarri 54-vjeçarin në Tiranë, 33-vjeçari bie në prangat e policisë
Policia e Tiranës TIRANË- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 54-vjeçari është arrestuar nga policia. I riu dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj 54-vjeçarit G. A. duke e plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur më 14 tetor, në rrugën 'Kadri Prishtina', në Tiranë. Pas hetimeve dhe veprimeve për lokalizimin e tij, policia ka bërë të mundur kapjen e 33-vjeçarit, me inicialet S. D. Operacioni policor i koduar 'Gjurmimi' u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale 'Plagosja e rëndë me dashje' dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve' armëve shpërthyese dhe i municionit. Njoftimi i policisë: Ndërkaq,...
Burimi:
zeri.ai