Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plagoset me thikë një person në Durrës
👁7625
Një plagosje me thikë është raportuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar. Paraprakisht mësohet se ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy personave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit.