Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagoset me armë te “Fresku” 27-vjeçari, shkon vetë në spital! Policia nis hetimet për shkaqet dhe rrethanat
Një plagosje dyshohet se ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Rreth orës 19:10, Policia bën me dije se është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital Juglend Abazi, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. “Aktualisht 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia, duke shtuar se hetimet janë ende aktive. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.