PL thirrje për protestë kombëtare në mbështetje të studentëve: Nesër në shesh kundër Ramës

PL thirrje për protestë kombëtare në mbështetje të studentëve: Nesër në shesh kundër Ramës

Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare nesër, në orën 12:00, para Kryeministrisë, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve. Në një njoftim pas mbledhjes së Kryesisë, PL akuzon qeverinë për dhunë dhe represion ndaj të rinjve, ndërsa e cilëson largimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për zgjidhjen e krizës politike, ekonomike dhe sociale në vend. Partia e Lirisë njofton gjithashtu se ka miratuar masa të reja organizative në nivel qarku, me synimin për të zgjeruar mobilizimin qytetar dhe përshkallëzuar protestat. NJOFTIM I KRYESISË SË PARTISË SË LIRISË Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte, u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PL-së, si edhe të gjithë shqiptarëve, nga mbarë vendi të bashkohen masivisht...