Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pickimet dhe goditja nga dielli shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës
Pickimet nga insektet, goditjet nga dielli apo shqetësimet kardiovaskulare janë problematikat shëndetësore më të shpeshta për banorët dhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në këtë sezon vere. Aktualisht në pjesën muzeale të qytetit të gurtë funksionon Qendra Shëndetësore Verore që ofron 24-orë kujdes mjekësor. Prej fillimit të verës janë 300 persona, turistë dhe banorë që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në këtë qendër shëndetësore. “Kemi dhënë asistencën mjekësore në shumë raste p.sh rastet kardiovaskulare, për tensionin, ka pasur raste për gastrointerite, për pickime kemi pasur shumë raste, marrin ndihmën e parë këtu dhe largohen, në qoftë se rastet janë më...