PESE DRONE MJAFTOJNE/ KULEBA PARALAJMERON EUROPEN: PUTINI DO TJU PERFSHIJE NE LUFTE

PESE DRONE MJAFTOJNE/ KULEBA PARALAJMERON EUROPEN: PUTINI DO TJU PERFSHIJE NE LUFTE

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka paralajmëruar se Rusia mund të zgjerojë përballjen me Evropën përmes sulmeve hibride dhe goditjeve të kufizuara ndaj infrastrukturës kritike, me synimin për të testuar reagimin e NATO-s dhe unitetin e vendeve perëndimore. Në një intervistë për Axel Springer Global Reporters Network, të cituar nga Politico, Kuleba tha se propaganda ruse kundër Evropës dhe përgatitjet ushtarake të Moskës duhen parë si sinjale të një rreziku që shkon përtej kufijve të Ukrainës. “Në Rusi po nxitet një histeri kundër Evropës, të cilën unë e interpretoj si përgatitje për një konflikt më të gjerë me pjesën tjetër të kontinentit”, deklaroi ish-kryediplomati ukrainas. Ai theksoi se Ukraina nuk ka interes t’i tërheqë vendet evropiane në luftë, por paralajmëroi se, sipas vlerësimit...