No Image Available

LIGA B/ KUQEZINJE BEJNE HAPIN E MADH, SHQIPERIA NE TJETER NIVEL, MES EMRAVE TE MEDHENJ

Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë nuk është thjesht një rezultat që i shton tri pikë Shqipërisë. Është një sukses që i jep Kombëtares një pozicion të ri në futbollin europian, e ngjit në një nivel më të lartë të Ligës së Kombeve dhe krijon mundësi të reja për rrugëtimin drejt Euro 2028. Kuqezinjtë e mbyllën me sukses aventurën në grupin C1, duke siguruar vendin e parë dhe promovimin në Ligën B. Një objektiv i rëndësishëm që nuk duhet parë vetëm si një ngjitje formale nga një kategori në tjetrën, por si një mundësi për të matur veten me kundërshtarë të një niveli më të lartë dhe për të konsoliduar pozitat e Shqipërisë në futbollin kontinental. Por çfarë do të thotë në të vërtetë ngjitja në Ligën...