LIGA E KOMBEVE/ BELGJIKA I TREGON FORCEN ITALISE, FRANCA NUK LE VEND PER SURPRIZA
Janë mbyllur ndeshjet e fundit të Grupit 1 në Ligën A të Ligës së Kombeve, ku nuk kanë munguar surprizat. Belgjika ka dhuruar një paraqitje spektakolare, duke shkatërruar Italinë me rezultatin 4-1, ndërsa Franca ka triumfuar 2-1 ndaj Turqisë në Bordo. Në sfidën e zhvilluar në Francë, vendasit e mbyllën pjesën e parë pa gola, por arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 52-të, falë një autogoli të Emir Topcu. Në minutën e 80-të, Eli Junior Kroupi dyfishoi shifrat, duke shënuar golin e tij të parë me përfaqësuesen e madhe franceze. Turqit arritën të shënonin vetëm në fund të kohës së rregullt, me anë të Abdulkerim Bardakci, por pa ndryshuar fatin e takimit. Franca triumfoi 2-1. Spektakli i vërtetë ishte në përballjen mes Belgjikës dhe...
Burimi:
ntv.al