DRAME NE MADRID/ ANGLIA TRONDIT 3-2 SPANJEN POR ‘LA ROJA’ RUAN KREUN E GRUPIT
Në një tjetër supersfidë të vlefshme për UEFA Nations League, Anglia ka arritur një triumf luksi dhe plot grintë në transfertë ndaj Spanjës, duke fituar me rezultatin 3-2 në stadiumin Riyadh Air Metropolitano. Përballja dhuroi ritëm të lartë, kthesa të papritura dhe pesë gola, duke mbyllur fazën e grupeve nën hijen e spektaklit. Pjesa e parë foli e gjitha për anglezët, të cilët arritën të kalonin në avantazh pikërisht në sekondat e fundit të fraksionit, kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45-të. Me nisjen e pjesës së dytë, Anglia shpërtheu fuqishëm duke e çuar epërsinë në 3-0 falë dy golave të shpejtë nga Ezri Konsa në minutën e 53-të dhe Ben White në minutën e...
Burimi:
ntv.al