Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje pasi flakët “rrethuan” banesat
Është përshkallëzuar situata e zjarreve në fshatin Amdhesh, në Ulëz. Mbrëmjen e sotme, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë evakuuar dy familje, pasi flakët kanë rrethuar banesat. Gjatë ditës së sotme, forcat zjarrfikëse, të shërbimit pyjor, të mbrojtjes civile, të Forcave të Armatosura dhe vullnetarët kanë vijuar “luftën” me zjarret në Ulëz, por ka qenë e pamundur neutralizimi i flakëve.
Burimi:
vizionplus.tv