Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, studentët shkulin kangjellat dhe përplasen me policinë

Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, studentët shkulin kangjellat dhe përplasen me policinë

Protesta e studentëve edhe sot është përshkallëzuar. Studentët u mblodhën më herët sesa kishin lajmëruar para ministrisë së Arsimit. Menjëherë filluan të shkulin kangjellat dhe të shkulin gurët e trotuarit para ministrisë me të cilat goditën godinën e ministrisë dhe Forcat e rendit që ishin në oborrin e ministrisë. Më herët, studentët iu drejtuan në kor Forcave Speciale me thirrjen: “Mos na provokoni!”. Ndryshe nga një ditë më parë, uniformat blu ende s’janë kundërpërgjigjur dhe po qëndrojnë brenda perimetrit të godinës. Ndonëse protesta ishte njoftuar të niste në orën 14:00, demonstrata nisi shumë më herët. Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave dhe fakulteteve të tjera bojkotuan mësimin duke u grumbulluar në rrugë për të marshuar në drejtim të MAS. Bojkoti ishte paralajmëruar nga...