Përshkallëzohet protesta në Tiranë, zjarr në katin e dytë të një institucioni financiar
Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa flakët kanë përfshirë katin e dytë të një institucioni financiar në zonën ku po zhvillohet tubimi. Pamjet tregojnë se zjarri është përhapur me shpejtësi, duke ngritur shqetësime për sigurinë e godinave përreth. Ngjarja shënon një tjetër moment të rëndë gjatë protestës, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje. Rrethanat e plota të rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara mbeten për t’u konfirmuar.
Burimi:
ntv.al