Përshkallëzohen tensionet para Kryeministrisë, fishekzjarre drejt policisë dhe të rinj të lënduar në bulevard
foto nga protesta TIRANË- Tensionet janë rikthyer në zonën përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Incidentet vijnë pas disa orësh përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilat vijojnë të qëndrojnë të pozicionuara përballë turmës. Ndërkohë në bulevardin kryesor të Tiranës situata paraqitet e rënduar. Gjithashtu raportohen raste të përdorimit të shkopinjve të gomës nga efektivët ndaj protestuesve. Protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve, ndërsa situata në zonën përreth Kryeministrisë mbetet e paqëndrueshme./ZËRI
Burimi:
zeri.ai