Burimi:
Javanews.al

Përshkallëzohen tensionet në Serbi, studentët bllokojnë rrugët dhe përplasen me policinë (Video)
👁12890
Në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë ka ndodhur një incident me policinë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksander Vuçiç, SNS-së për në një tubim në Beograd. Studentët kishin bllokuar kryqëzimin për të penguar largimin e autobusit. Ata brohorisnin “A nuk ju vjen turp?”, “Turp të keni”. Ndërsa siç shihet në videon e mëposhtme, policët i tërhiqnin disa qytetarë nga duart e këmbët. Ndërkohë, policia serbe i largoi të mbledhurit nga rruga dhe mundësoi kalimin e autobusit. Mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim...