Përplasje të forta te Zgjedhorja, Gjiknuri: Lista të hapura nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve! Strazimiri: Je kapur duke…
Debati për reformën zgjedhore është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore mes bashkëkryetarit të PS-së, Damian Gjiknurit, dhe deputetit të PD-së, Gent Strazimiri. Diskutimi për sistemin zgjedhor, hapjen e listave dhe uljen e numrit të mandateve u zhvendos në akuza personale, ku Strazimiri riktheu në vëmendje edhe përgjimet e publikuara për zgjedhjet, ndërsa Gjiknuri i cilësoi komentet si personale. Gjiknuri: Nuk thashë se ulja e numrit të deputetëve ka të bëjë me hapjen e listave, kemi mundësi ta bëjmë. Është një sistem i bërë bashkërisht, nuk keni përse t’i ktheheni. Sistemi zgjedhor i propozuar nga ju, nga ana jonë ka një kundër-ofertë. Nëse jeni për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ejani të diskutojmë formulën për uljen e...
Burimi:
javanews.al