Përplasje dhe në Milano, policia përballet me protestuesit

Përplasje dhe në Milano, policia përballet me protestuesit

Protesta e zhvilluar më 17 tetor në Milano, kundër rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve të karburanteve, përfundoi me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Në zonën e sheshit “Duomo”, protestuesit hodhën gurë, shishe dhe mjete të tjera drejt forcave të rendit, ndërsa u shënuan zjarrvënie, dëmtime të automjeteve dhe plaçkitje të disa dyqaneve. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.