Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës

Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi se ndjen keqardhje për përplasjet që janë shënuar mes demokratëve dhe studentëve në protestën kundër kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për News24, ajo theksoi se në shesh nuk po luftohet për një “copë opozitë”, por për të keqen, duke iu referuar Edi Ramës. “Nuk është hera e parë që PD proteston. U bënë 14 vite që ka patur protesta të vazhdueshme. Por që nga maji, protesta ka pasur dimension tjetër. Përveç opozitës, ka protestuar shoqëria, studentët. Në politikë kam mësuar se jo gjithmonë mund t’u pëlqesh të gjithëve. Ka mosdakordësi dhe ka qenë një opozitë e gjatë. Ka qytetarë që me të padrejtë ia vendosin ngarkesën opozitës. Nuk është normale një qeverisje për 4 mandate. I shoh...