Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përplasen dy helikopterë në Finlandë, humbin jetën 5 biznesmenët
👁3051
Pamje nga vendngjarja FINLAND- Dy helikopterë janë përplasur në ajër me njëri-tjetrin, duke iu marrë jetën 5 personave. Sipas autoriteteve vendase, aksidenti ndodhi pranë aeroportit në Eura. Ata ishin nisur nga Talini, kryeqyteti i Estonisë dhe kishin si destinacion Piikajärvi, ndërsa një prej tyre kishte 2 persona në bord dhe tjetri 3. Mediat raportuan se viktimat ishin biznesmenë, por identitetet e tyre nuk janë bërë me dije. Shkaku i përplasjes nuk është bërë ende me dije. Një dëshmitar okular që foli për gazetën finlandeze Iltalehti raportoi se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të përplasej me tjetrin./ZËRI