Përndiqte një shtetase, nën hetim 66-vjeçari

Përndiqte një shtetase, nën hetim 66-vjeçari

– Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. V., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. – Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. B., 40 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasja R. R., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, se 40-vjeçarja i ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në jetën private, nëpërmjet telefonatave dhe e-mail-eve. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv