Përmbytjet katastrofike në Nepal, shpëtohen 119 persona pas rreth një jave. Mbi 3,900 ende të zhdukur
Një javë pas përmbytjeve katastrofike në Nepal, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 1,000 viktima, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 119 persona, mes tyre edhe një shtetas britanik. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i ushtrisë britanike, ndërsa identiteti i shtetasit britanik të shpëtuar ende nuk është bërë i ditur. Sipas BBC, nga shtetasit nepalezë të shpëtuar, 44 janë gra dhe 74 janë burra. Megjithatë, situata mbetet kritike. Më shumë se 3,900 persona rezultojnë ende të zhdukur pas katastrofës natyrore. Mes tyre janë edhe mbi 600 punëtorë, të cilët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në një rrjet të gjerë tunelesh të mbushura me baltë, në kuadër të projekteve hidroenergjetike përgjatë lumit Trishuli. Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, deklaroi të hënën se...
Burimi:
syri.net