Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez
Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviq, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike. Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi. Pas gati tri orësh, protesta përfundoi. Regjisori Danillo Marunoviq, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq. “Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha...