“Perla e Ballkanit”/ “Le Figaro” sugjeron Shqipërinë për turizëm kulturor: Vizitoni momentet arkeologjike, njihuni me traditat dhe kuzhinën plot shije

“Perla e Ballkanit”/ “Le Figaro” sugjeron Shqipërinë për turizëm kulturor: Vizitoni momentet arkeologjike, njihuni me traditat dhe kuzhinën plot shije

Shqipëria po afirmohet si një nga destinacionet më premtuese në turizmin ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen për autenticitetin kulturor, natyrën e paprekur dhe përvojat që tejkalojnë pritshmëritë e vizitorëve. E përditshmja franceze “Le Figaro”, që i dedikohet udhëtimeve kulturore, e ka renditur vendin tonë ndër pesë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara. “Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara tek thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë vendet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, në Shqipëri këto destinacione ofrojnë një ndërthurje të peizazhit dhe kulturës”, përshkruhet në artikull. Mes të tjerash, “Le Figaro” e cilëson Shqipërinë si një perlë të vërtetë të fshehur të Ballkanit, joshëse me pasurinë e historisë së saj dhe diversitetin e peizazheve të saj. Sipas saj, vizita në Shqipëri është një udhëtim...