Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin gjerman, Friedrich Merz
Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja kontrollet që bëjnë autoritetet në shtëpi deri tek thashethemet për kokainën. Gënjeshtra të inskenuara qëllimisht për kancelarin Friedrich Merz janë duke qarkulluar në mediat sociale. Qeveria gjermane, sipas të dhënave të saj, ka regjistruar “një fluks të madh postimesh”, veçanërisht që nga betimi i tij si kancelar, tha një zëdhënës i qeverisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa. Toni është bërë më i ashpër krahasuar me periudhën e fundit legjislative dhe “po vërejmë si dezinformim ashtu edhe diskreditim personal dhe...