Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përfundon takimi mes krerëve të partive politike në Kosovës, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta
Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike dhe për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të ri. Takimi, që zgjati rreth dy orë, nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, u shpreh i zhgënjyer pas përfundimit të diskutimeve, duke e cilësuar mbledhjen si një “farsë publike”. “Qëndrimet e deputetit Kurti ishin të njëjta sikurse para takimit”, deklaroi Abdixhiku, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur gatishmëri nga ana e kryeministrit në detyrë për kompromise...