Përfundon numërimi i votave në Izrael, Netanyahu siguron 53 mandate, opozita ka 67

Përfundon numërimi i votave në Izrael, Netanyahu siguron 53 mandate, opozita ka 67

foto nga zgjedhjet ne izrael IZRAEL- Numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka përfunduar, por rezultati nuk i jep asnjërit prej blloqeve politike shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re. Blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar 53 mandate, ndërsa partitë e opozitës, së bashku me forcat politike arabe arrijnë në 67 mandate. Sipas BBC News rezultati e lë Izraelin përballë një ngërçi politik pasi për formimin e qeverisë nevojiten të paktën 61 nga 120 mandatet e parlamentit, Knesset. Partitë arabe, të cilat pritet të sigurojnë 19 vende mund të luajnë rol vendimtar në negociatat për krijimin e shumicës parlamentare. Netanyahu dhe rivali i tij Gadi Eisenkot kanë shprehur gatishmërinë për të formuar qeverinë e ardhshme. Megjithatë, rruga drejt një koalicioni...