Plagoset 30-vjeçari në Korçë, dëshmia: Isha duke ecur, më sulmuan disa persona (EMRI-VIDEO)
pamje-vendngjarje KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndoshur mbrëmjen e sotme në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit të Policisë, i plagosur ka mbetur një 30-vjeçar, i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. "Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht", njoftoi sot policia. Sipas raportimeve, 30-vjeçari Anxhelo Brisku, ka deklaruar se ka qenë duke ecur nga fshati Neviçsht drejt Dishnicës kur është sulmuar nga disa persona, por nuk i njeh. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ZËRI
Burimi:
zeri.ai