Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë
Kryeministri Edi Rama u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe, sakrificat e bëra ndër breza për ruajtjen e saj dhe përgjegjësia për ta trashëguar atë te brezat e ardhshëm. Në një takim në “Shtëpinë e Europës” me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, Rama shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në mbijetesën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Rama e cilësoi gjuhën shqipe si pasurinë më të madhe të përbashkët të shqiptarëve, duke theksuar se ajo duhet të kultivohet, pasurohet dhe të përcillet brez pas brezi. “Për gjuhën që ne flasim dhe shkruajmë janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme dhe janë përfshirë një numër i pafund njerëzish, për të cilët mbijetesa e gjuhës shqipe dhe trashëgimia e saj...
Burimi:
javanews.al