Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

Igor Dodik, djali i liderit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska, një prej dy entiteteve përbërëse të Bosnje e Hercegovinës. Vendimi u bë i ditur të dielën nga presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniq, pas konsultimeve me partitë politike. Në deklaratën e tij të parë pas marrjes së mandatit, Igor Dodik u shpreh se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që i është besuar dhe se do të duhet të dëshmojë se e meriton këtë besim. Ai vendosi në fokus zhvillimin ekonomik, transparencën dhe përgjegjshmërinë në institucionet publike, duke theksuar se do të kërkojë kontroll më të madh mbi mënyrën se si shpenzohen fondet publike. Sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, Dodik tha se qëndrimi...